Kosova
Të kërkuarve nga Specialja u merren pasaportat
Deri më tani, konsiderohet se mbi 250 persona janë ftuar nga Specialja në cilësi të ndryshme
Ish-luftëtarët e UÇK-së, që tashmë janë bërë shënjestër nga Prokuroria e Specializuar e Hagës, e që më vonë ndaj tyre pritet edhe aktakuzë, s’do të kenë mundësi të dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Burime të sigurta të lajmi.net tregojnë se një numri të konsiderueshëm të personave që janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve u janë marrë dokumentet e udhëtimit në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, përcjell albinfo.ch.
Të njëjtat burime kanë treguar se hetuesit e Speciales kanë udhëtuar vetë nëpër destinacione të ndryshme dhe në lokacionet e të intervistuarve më parë, nga ku edhe i kanë marrë pasaportat.
E gjithë ecuria e këtij veprimi të hetuesve të Hagës, sipas burimeve të lajmi.net rrjedh në atë formë që aktakuzat e para që do të ngritën, do të bëhen të ditura për të pandehurit gjatë javës së parë të dhjetorit.
Në këtë formë, aktakuzat veç se janë përgatitur nga Prokurorët e Hagës dhe ngritja e tyre, apo dhënia e kopjes për të pandehurit do të jetë veç procedurë formale e Institucionit të Prokurorisë së Specializuar.
Personat të cilët do të jenë subjekt i aktakuzës do të arrestohen nga hetuesit e Hagës, duke nisur nga java e parë e dhjetorit, megjithëse jo të gjithë ata pritet të gjykohen prapa grilave; pra jo të gjithë mund të arrestohen.
Burimet e lajmi.net kanë treguar se shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përmes mesazheve në “Viber” dhe thirrjeve telefonike, u është bërë e ditur se në dhjetor do të marrin shkresat e lëndës për të cilën akuzohen, nga ku më pas bashkë me hetuesit e Speciales do të nisen për në Hagë, dhe të njëjtit do të qëndrojnë atje deri në përfundimin e gjykimit.
Sidoqoftë, për arrestimin ose jo të të pandehurve, Prokuroria e Specializuar pritet të vendosë në bazë të peshës së lëndës, numrit të dëshmitarëve dhe rrezikshmërisë që i njëjti t’i ikë drejtësisë apo të arratiset.
Megjithatë, pasaportat nuk u janë marrë ende figurave të larta të ftuara nga organi i akuzës në Hagë.
Nga kabineti i Haradinajt kanë konfirmuar për lajmi.net se kryeministrit në detyrë nuk i është marrë ende dokumenti i udhëtimit.
“Për të tjerët nuk dimë, mirëpo kryeministrit në detyrë nuk i është marrë pasaporta”, kanë thënë nga kabineti i Haradinajt.
E pasaporta nuk i është marrë as kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, megjithëse i njëjti i përket grupit të fundit të personave që kanë marrë ftesë, dhe se i njëjti ende nuk është intervistuar.
Ajo që është e sigurt, ngritje të aktakuzave pritet të ketë në fillim të dhjetorit, mirëpo se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe më herët, varësisht ecurisë dhe tempos së punës së hetuesve dhe prokurorëve të Hagës, thonë burimet.
Deri më tani, konsiderohet se mbi 250 persona janë ftuar nga Specialja në cilësi të ndryshme.
Ata që në të ardhmen do të përballen me aktakuza dhe procese gjyqësore, do të ndihmohen nga buxheti i shtetit, konkretisht nga Zyra për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të akuzuarit potencial nga Specialja.
Nga ky institucion janë ftuar dy emra, Rilind Berisha e Driton Lajçi, që bashkë me ministrin në detyrë të Drejtësisë, Abelard Tahiri, mund të merren në pyetje për rrjedhjen e informacioneve.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









