Lajme
Të kushtëzohen bisedimet me Serbinë
Më shumë se 100 protestues kërkuan nga Thaçi që t’i kushtëzojë bisedimet me Serbinë me çështjen e të pagjeturve
Mbi 100 qytetarë, shumica gra, kanë protestuar të shtunën në qendër të Prishtinës, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që t’i kushtëzojë bisedimet me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Protestuesit të veshur me të kuqe, thanë palët në bisedime nuk janë të barabartë, sepse Serbia, “ka shumë gjynahe për t’i larë”.
Përveç zbardhjes së të pagjeturve, protestuesit kërkuan nga kryeministri Hashim Thaçi që t’i kushtëzojë bisedimet edhe me kërkim-falja nga e Serbia për krimet që ajo i ka bërë në Kosovë, të dënohen ata që i dhunuan gratë shqiptare si dhe të kompensohen dëmet morale dhe ekonomike të luftës.
Protestuesve që mbanin mbishkrimin “Drejtësi dhe Dinjitet para Negociatave” iu drejtua Nusrete Kumnova, kryetarja e Organizatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova. Kumnova, të cilës iu zhduk djali gjatë luftës së fundit, tha se “dinjiteti njerëzor e shtetëror është parakusht për të biseduar me Serbinë”.
“Neve na konsiderojnë të barabartë sikurse t’i konsiderojnë të barabartë xhelatin dhe viktimën”, tha ajo duke i kundërshtuar bisedimet me Serbinë. Kumnova tregoi se akoma në listat e të pagjeturve figurojnë më shumë se 1700 persona të zhdukur, prandaj sipas saj, palët nuk janë të barabarta.
Edhe Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës kërkoi që bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me disa çështje parimore. “Drejtësia tranzicionale duhet të jetë parakusht për çfarëdo bisedimesh me qeverinë serbe”, tha Rogova, sipas të cilës, integrimi në BE nuk duhet të jetë kusht që Kosova të heq dorë nga objektivat parimore e humane.
Ndryshe kjo protestë është organizuar një javë para se të mbahet raundi i dytë i negociatave me Serbinë. Më 7 nëntor, është parashikuar të mbahet takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Bisedimet ndërmjetësohen nga BE, ndërsa mbështeten nga SHBA.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














