Shkurt.ch
Të maskuarit sulmojnë takimin e ekstremistëve të djathtë: 4 të lënduar
Një grup personash të maskuar kanë hyrë dhunshëm në të dhe kanë hedhur gaz ose sprej lotsjellës, nga i cili janë lënduar 4 veta
Rreth dy javë më parë, rreth restorantit “Trauben” në Bazenheid të Kantonit St. Gallen qe ngritur pluhur në media pasi që shefat e tij kishin refuzuar të shërbenin azilkërkuesit zezakë. Rreth kësaj ka shkruar edhe albinfo.ch, duke u bazuar në raportimet e medieave zvicerane.
Ndërsa mbrëmë sërish ky restorant është bërë lajm i kronikave të zeza dhe i politikës. Një grup personash të maskuar kanë hyrë dhunshëm në të dhe kanë hedhur gaz ose sprej lotsjellës, shkruan tagblatt.ch. Nga gazi i hedhur kanë pësuar lëndime pronarja e restorantit dhe tre mysafirë, të cilët janë dërguar në spital për trajtim.
Në kohën kur ka ndodhur sulmi, në ndërtesën shtesë të restorantit ishin takuar anëtarët e organizatës së ekstremit të djathtë PNOS (Partia e Zviceranëve të Orientuar Kombëtarisht). Ata pasi kanë dëgjuar thirrjet e pronares për ndihmë kanë shkuar të ndihmonin por edhe drejt tyre është hedhur gaz lotsjellës.
Njëri nga këta të fundit, i cili është edhe bashkëthemelues i “Pegida Schweiz”, edhe vetë i lënduar, ka deklaruar se beson që mbapa sulmit qëndrojnë eksremistët e majtë, përcjell albinfo.ch. Por zëdhësi i policisë nuk ka qenë në gjendje të vërtetojë dhe as ta kundërshtojë këtë deklarim.
Autorët e sulmit janë në arrati ndërsa policia kërkon një makinë audi të zezë me tabela tëST. Gallenit, në të cilën besohet të kenë qenë sulmuesit.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











