Lajme
Të mirat shëndetësore që na sjell kjo perime
Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, kungulli është i pasur në vitaminë A. Është veçanërisht i përshtatshëm për dieta, sepse ka një përmbajtje shumë të ulët të karbohidrateve.
Kungulli ka rreth 95% ujë dhe për këtë arsye, mund të përfshihet në dietën e përditshme të personave që duhet t’i kushtojnë vëmendje peshës trupore.
Nëse konsumojmë kungull në dietën e përditshme ushqimore, përfitojmë rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakër dhe mangan, 5%, të hekurit dhe fosforit.
Kungulli është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare kur janë në fillimet e tyre. Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarktit, por redukton dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.
Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karoteni që përmban kungulli i verdhë janë fantastike për shëndetin e syve dhe ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira. Antioksidantët në të luftojnë plakjen dhe mbajnë të freskët fytyrën!
Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër Ndjenja e konsumatorëve u përkeqësua ndjeshëm në mars të këtij viti dhe është në nivelin e... -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë -
Kuvendi Shqiptar në Zvicër reagon për kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup













