Jeta në Zvicër
Të moshuarit në Zvicër gjithnjë e më shumë shkaktojnë aksidente
Numri i vozitësve të moshës mbi 70-vjeçare, të dënuar për delikte të rënda po të mesme, vitin e kaluar ka arritur kulmin
Shifrat kanë arritur në 1.706, siç raporton gazeta “NZZ am Sonntag”, duke cituar të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave. Shumica e të dënuarve e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, disa kanë qenë të dehur, ndërsa të tjerët pa patentë shoferi. Në vitin 2008, janë regjistruar 865 të moshuar që janë dënuar, përcjell albinfo.ch.
E njëjta shifër, dmth. një dyfishim brenda dhjetë vitesh, është konstatuar edhe në marrjen e patentës së shoferit. Vitin e kaluar, 8.400 shoferëve të moshës mbi 70-vjeçare iu është marrë patentë shoferi. Arsyet kryesore për këtë zhvillim janë plakja e Zvicrës dhe sjellja e të moshuarve, shkruan më tej “NZZ am Sonntag”, njofton Albinfo.ch.
“Rritja e dënimeve ndaj shoferëve mbi 70-vjeçar është një konstatim i faktit se gjithnjë e më shumë të moshuar jetojnë në Zvicër, gjithnjë e më shumë prej tyre kanë një patentë dhe se pronarët e patentëve gjithnjë e më shumë po drejtojnë vetura”, ka deklaruar Stefan Siegrist, zëvendës drejtor Qendrës këshilluese për parandalimin e aksidenteve.
Megjithatë, të moshuarit janë më të ndjeshëm gjatë kryerjes së aksidenteve në komunikacionin rrugor. “Sëmundjet e ndërlidhura me moshën mund të rritin rrezikun e delikteve në komunikacion”, thotë Siegrist.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













