Bota
100 mijë foshnja vdesin çdo vit nga luftërat
Të paktën 100,000 foshnja po vdesin çdo vit si rezultat i luftërave, sipas një raporti të ri nga organizata bamirëse britanike “Save the Children”.
Raporti vlerësoi se rreth 420 milionë fëmijë – gati një në pesë nga popullata globale – jetonin në zonat e prekura nga konflikti në vitin 2017.
Kjo shifër është rritur nga 390 milionë nga viti i kaluar.
Hulumtimi, i kryer nga Instituti i Kërkimit të Paqes Oslo për “Save the Children”, zbuloi se numri i fëmijëve që jetojnë në zonat e konfliktit tani është dyfishi i numrit në fund të Luftës së Ftohtë.
Dhjetë vendet që godasin më së shumti janë Afganistani, Jemeni, Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos (DRC), Siria, Iraku, Mali, Nigeria dhe Somalia.
Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët po vihen gjithnjë në shënjestër të drejtpërdrejtë në disa zona për t’u bërë fëmijë ushtarë ose sulmues vetëvrasës.
George Graham nga “Save the Children” në Mbretërinë e Bashkuar tha për Euronews se “ka një luftë që po ndodh për fëmijët- dhe kjo është një luftë që të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë”.
Graham akuzoi qeveritë për “kthimin e syrit” ndaj kombeve problematike.
Por ai thotë se shumica e këtyre fëmijëve mbeten optimistë përkundër situatës së tyre: “Ata besojnë se do të kenë një të ardhme të begatë. Është mbi ne – të rriturit në botë për t’u siguruar që kjo të bëhet realitet”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












