Lajme
Të paktën 7 persona të vrarë nga të shtënat në SHBA
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy lokacione të ndryshme në gjirin Half Mun në Kaliforni, rreth 50 kilometra në jug të San Franciskos, derisa bëhet e ditur se një tjetër person është në gjendje kritike nga plagët e marra, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Sherifit mori fillimisht raporte për të shtëna pak para orës 14:30 dhe gjeti katër persona të vdekur nga plagët me armë zjarri dhe një person të pestë të plagosur, në lokacionin e parë.
Menjëherë pas kësaj, oficerët gjetën tre persona të tjerë të vdekur në një vend tjetër, aty pranë, tha kapiteni Eamonn Allen në një njoftim për shtyp.
Sulmuesi, i identifikuar si 67-vjeçari Zhao Chunli, u arrestua nga policia dy orë pas sulmit. Autoritetet në Kaliforni thanë se motivi i sulmit ende nuk dihet.
Sherifi i qarkut, Christina Corpus, deklaroi se kjo ngjarje është “e tmerrshme” dhe “një tragjedi të cilën do ta mbajmë në mend”.
Ajo gjithashtu konfirmoi se dëshmitarët e sulmit përfshinin fëmijë.
Ky sulm vjen vetëm dy ditë pasi një sulmues vrau 11 persona të komunitetit aziatik në një klub vallëzimi në Los Anxhelos, pas festimit të Vitit të Ri Hënor. Personat e vrarë ishin në moshën mes 50 dhe 60 vjeç. Sulmuesi u gjet i vetëvrarë pas disa orësh.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shkroi në Twitter se ai “ishte në spital duke i takuar viktimat e të shtënave të një dite më parë, kur më informuan për një tjetër sulm. Këtë herë në Gjirin e Half Mun. Tragjedi pas tragjedie”.
Gjiri i Half Mun është një qytet i vogël bregdetar, shtëpi e rreth 12,000 banorëve.
E-Diaspora
-
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe Ritet dhe vallet tradicionale të arbëreshëve, të mbajtura të martën pas Pashkëve, u cilësuan si lidhje... -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë













