Lajme
Të premten dhe të shtunën fluturime të shumta nga Zvicra, Gjermania dhe Austria
Priten të realizohen 45 fluturime nga diaspora në Kosovë
Me fillim të këtij viti, partitë politike në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit ju kanë bërë thirrje diasporës së mbarë, të votojnë, transmeton albinfo.ch.
Disa prej tyre kanë votuar me postë, por një numër jo i vogël pritet të vijnë në Kosovë për të dhënë votën për partinë që preferojnë.
Nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, veç të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga e mbarë diaspora në Kosovë.
Mërgimtarët nga Zvicra duket se do të jenë të shumtë me ardhjet e tyre.
Bujar Gashi, zyrtar për media në Aeroportin e Prishtinës kanë bërë të ditur se të shtunën pritet të aterojnë në Aeroport 16 aeroplanë, ku shumica prej tyre do të jenë nga Zvicra.
“Më 12 shkurt pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria (2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Gashi.
Por një ditë para zgjedhjeve, pra të shtunën do të vijnë më shumë bashkatdhetarë në Kosovë, pasi pritet të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës 29 aeroplanë, shumica prej tyre nga Zvicra.
Ndryshe, sot kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












