Kosova
Të premten, edhe 100 mijë vaksina anti-COVID në Kosovë
Gjatë një takimit virtual që zhvilloi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me kryetarët e komunave, ka konfirmuar se ditën e premte do të vijnë vaksina të reja anti-COVID.
Ai ka bërë të ditur se do të vijnë 100 mijë vaksina ditën e premte.
“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksionimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se janë lehtësuar procedurat për aplikim për vaksinim.
“Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova, por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, citohet të ketë thënë Vitia.
Ministri Vitia ndërkaq ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komunave që të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit të lejohen ahengjet me fillim në sezonës së verës, kur do të vijnë edhe mërgimtarët.
Po ashtu pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 23:00 të natës.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











