Integrimi
Të rinjtë nga Ballkani, gara ilegale në autostradat gjermane
Sipas policisë gjermane bëhet fjalë kryesisht për të rinj me prejardhje nga vendet e ish Jugosllavisë, gjegjësisht nga Serbia, Kosova, Kroacia, Bosnja, Maqedonia etj.
Të rinj nga Zvicra me prejardhje nga Ballkani që kanë dëshirë të ndjejnë adrenalinën nga shpejtësia e ngasjes së makinave kanë gjetur një zgjidhje: autostradat e Gjermanisë. Pasi që në këto të fundit, për ndryshim nga autorrugët e Zvicrës, nuk kanë kufizim të shpejtësisë. Por kënaqësia e tyre ka filluar të bëhet shqetësuese për organet e sigurisë në Gjermani.
Kështu policia e qytetit Konstanz, në afërsi të kufirit me Zvicrën ka ngritur alarmin për këtë dukuri: Të rinj me qëndrim në Zvicër me prejardhje të huaj po organizojnë në autostradat në afërsi të kufirit me Zvicrën gara në ngasje të shpejtë të veturave”, thonë në polici. Dhe sipas shpjegimit të mëtejmë, bëhet fjalë kryesisht për të rinj me prejardhje nga vendet e ish Jugosllavisë, gjegjësisht nga Serbia, Kosova, Kroacia, Bosnja, Maqedonia etj.
“Shumica e ngasësve që ne i kapim, vijnë ekskluzivisht nga këto vende ndërsa jetojnë në kantonet Thurgau, Schaffhausen dhe Cyrih”, thotë një zëdhënës për gazetën “Thurgauer Zeitung”.
Ata vijnë secilën herë vetëm në kohën e natës dhe kur është moti i ngrohtë. Vijnë me vetura të fuqishme si BMW ose Mercedes dhe paraqesin rrezik për pjesëmarrësit tjerë komunikacion. Ata ndalojnë në autostradë derisa formojnë një grup dhe ia nisin garës nga tre veta paralelisht njëri-tjetrit. Shpejtësia që zhvillojnë ata mbërrin deri në 300 kilometra në orë dhe kjo përbën rrezik jete, thonë në policinë gjermane.
Por, sipas gazetës, vetë garuesit thonë se nuk shohin ndonjë rrezik në gjithë këtë. “Ne kujdesemi gjithherë që në rrugë të mos ketë makina të tjera ndërsa kur, mbrapa nesh paraqiten makina tjera, ne ndërpresim garën tonë”, thotë njëri nga garuesit nga kantoni Thurgau. Dhe, veç kësaj ende nuk ka ndodhur asgjë e rrezikshme.
Por a janë legale këto gara? Me gjithë faktin se shpejtësia në autostradat gjermane nuk është e kufizuar, garat në rrugët publike janë të ndaluara. Në rastet kur policia kap një “garues” të tillë, inicion procedurë penale për rrezikimin e pjesëmarrësve në komunikacion. Vozitja tre e nga tre në autostradë paraqet rrezikim të të tjerëve” thotë zëdhënësi Bütikofer.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











