Lajme
Të rinjtë nga Kosova migrojnë për një jetë më të mirë
Shtetet të cilat kosovarët më së shumti zgjedhin si destinacion janë Gjermania me 35.25 për qind dhe Zvicra me 22.94 për qind
Shumë të rinj po largohen nga Kosova. Disa largohen për të punuar, disa për të studiuar e disa e kërkojnë fatin në vendet perëndimore. Por, të gjithë ata largohen për një jetë më të mirë.
Njëra ndër to është Ardita Abazi, e cila ka shkruar në Kanada dhe ka filluar jetën nga fillimi. 23-vjeçarja ka thënë se kushtet e rënda e kanë detyruar të largohet nga Kosova. Albert Gashi ka thënë se sapo t’i krijohet mundësia do të largohet menjëherë.
T.E. 27 vjeçar i cili ka përfunduar studimet master në ekonomi në Universitetin e Prishtinës dhe i cili nuk e përjashton edhe përfshirjen në politikë si karrierë, aktualisht e sheh Zvicrën si destinacion për realizimin e planeve të së ardhmes. “Arsyeja kryesore për migrim janë kushtet e pavolitshme ekonomike në vendin tonë dhe papunësia; është fjala të punosh në lëminë tënde të studimit. Përndryshe, planifikoj të jetoj në Zvicër pasi që së pari mundësia e studimeve për doktoraturë është shumë më lirë dhe me lehtë sesa te ne”, thotë ai, shkruan Agjencia e Lajmeve “KosovaLive”.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të vitit 2014, del se numri i popullsisë emigruese ishte rreth 820,000. Kryesisht emigruan të rinj të moshave 25-44 vjeç që përbënin 47.2% të popullsisë emigruese, ndërkohë që dominonte mosha 30-34 me 12.7%. Shtetet të cilat kosovarët më së shumti zgjedhin si destinacion janë Gjermania me 35.25 përqind dhe Zvicra me 22.94 përqind.
Gjithnjë sipas po këtij hulumtimi, faktorët kryesor shtytës të emigrimit ishin të ndryshëm: bashkimi familjar (46%), faktorët socio-ekonomik (35%) pa anashkaluar atë politik dhe arsimim më të mirë.
Sipas statistikave të fundit të ASK-së, në vitin 2015 vetëm 25.2% nga numri i përgjithshëm i popullsisë në moshë pune ishin të punësuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













