Lajme
Të shqetësuar për të ardhmen, prodhuesit zviceranë të verës kërkojnë masa mbrojtêse
Shqetësimi po rritet në industrinë zvicerane të verës. Prodhuesit kanë frikë se nuk do të arrijnë ta shesin prodhimin e tyre këtë vjeshtë. Arsyeja është se konsumi i verës po bie ndjeshëm në vend, ndërsa bodrumet janë plot. Për këtë arsye, aktorët e industrisë po kërkojnë masa proteksioniste nga Këshilli Federal.
“Këtë vit do të kemi një korrje të shkëlqyer, por jemi në një situatë krize,” u shpreh Willy Cretegny, president i Shoqatës Zvicerane të Prodhuesve dhe Kantinierëve të Pavarur të Verës, në edicionin informativ të orës 12:45 të enjten.
Popullsia zvicerane vazhdon të pijë më pak verë. Konsumi ra me 8 për qind vitin e kaluar krahasuar me 2023, duke bërë që rezervat të mos shiten. Shumë prodhues nuk kanë më hapësirë për të vinifikuar korrjen e vitit 2025.
Pjesë e prodhimit do të degradohet?
Në fund të qershorit, grupi Schenk, prodhuesi më i madh i verës në Zvicër, u dërgoi një letër furnitorëve të tij në Vaud dhe Gjenevë duke u bërë të ditur se nuk mund të angazhohej për të marrë të gjithë korrjen AOC të vitit 2025. “Ne e rezervojmë të drejtën që një pjesë e saj të degradohet në ‘vin de pays’ dhe verë tavoline, dhe nuk garantojmë vlerësimin e saj,” shkruan grupi me bazë në Rolle, në bregun vaudois.
“Vera në shumicë, ajo për shpërndarje masive dhe tregti, nga disa prodhues nuk është marrë as në 2023 dhe 2024, dhe ka pasiguri të madhe për 2025. Në përgjithësi, situata në vreshta është dramatike,” tha Basile Monachon, prodhues vere në Rivaz dhe president i degës Lavaux të Federatës Vaudoise të Prodhuesve të Verës, transmeton albinfo.ch.
Konkurrenca e huaj, më e lirë
Për prodhuesit zviceranë të verës, problemi lidhet edhe me konkurrencën e huaj. Ata nuk mund të konkurrojnë me verërat franceze, italiane, spanjolle apo kiliane, të cilat prodhohen me kosto shumë më të ulëta.
Së fundmi janë ndërmarrë dy iniciativa për të përmbysur këtë tendencë. Në fund të qershorit, Shoqata Zvicerane e Prodhuesve të Pavarur të Verës i dërgoi një letër të hapur Zyrës Federale të Bujqësisë dhe ministrit mbikëqyrës Guy Parmelin, duke paralajmëruar për rrezikun e falimentimeve dhe mbylljeve të kantinave.
Iniciativa e dytë vjen nga Sébastien Badoux, prodhues vere në Lavaux, i cili nisi një peticion me të njëjtin qëllim, për të ushtruar presion mbi Këshillin Federal.
Në këtë kontekst, njoftimi i së mërkurës për një marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e Mercosur-it (zona e tregtisë së lirë në Amerikën e Jugut) pritet të ketë pasoja negative, edhe pse konkurrenca europiane mbetet sfida kryesore për prodhuesit zviceranë. E kontaktuar nga RTS, Zyra Federale e Bujqësisë nuk ka reaguar ende.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










