Lajme
“Të varfrit mund të ecin këmbë nëse maskat për autobus ju duken shtrenjtë”
"Transporti lokal brenda qytetit është i mundur edhe me biçikletë ose me këmbë, gjë që madje zvogëlon rreziqet për shëndet"
Një shef i zyrës për punë sociale në Bazel është bërë objekt kritikash për një përgjigje pa takt që ka dhënë në raport me klientët e zyrës së tij.
“Për njerëzit që nuk kanë ndonjë arsye të fortë për të përdorur transportin publik, duket e arsyeshme që ata të bartin vetë kostot shtesë ose të heqin dorë nga transporti publik, nëse nuk duan të paguajnë për maskën. Transporti lokal brenda qytetit është i mundur edhe me biçikletë ose me këmbë, gjë që madje zvogëlon rreziqet për shëndet”.
Kështu i është përgjigjur Ruedi Illes një kërkese që Caroline Brunner, anëtare e degës së Bazelit të “Avenir 50 plus”, i ka bërë Departamentit Social të Bazelit, shkruan 20minuten.ch. Në një e-mail për kryetarin e zyrës Ruedi Illes ajo i ka kërkuar zyrës në fjalë që të hartojë një zgjidhje “sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton albinfo.ch.
Ajo me atë rast ka sugjeruar dhënien e maskave falas për popullatën e prekur (të varfër) ose shpërndarjen e kuponave për ta.
Përgjigja e Ruedi Illes ka shkaktuar indinjatë tek shoqata “Avenir 50 Plus”, për më tepër duke e ditur se departamenti social i Bazelit drejtohet nga një politikan i njohur socialdemokrat Christoph Brutschin.
Pas kritikave, ka reaguar Illes duke konfirmuar për gazetën se megjithatë është vendosur që personave të varur nga ndihmat sociale t`u jepen maskat mbrojtëse falas, përcjell albinfo.ch. Fillimisht, janë në dispozicion 7.000 maska shumpërdorimëshe dhe me kohë do të sigurohen edhe të tjera.
Të kujtojmë: Një pako me 50 maska për një përdorim, kushton më së paku 34 franga ndërsa ato për shumë përdorime kushtojnë rreeth 7 franga copa. Së këndejmi, konsiderohet se blerja e tyre është ngarkesë serioze për buxhetin e familjeve që jetojnë nga ndihmat sociale.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














