Lifestyle
Të varur nga hitet e vjetra, këngëtarët e rinj po i “dhezin” këngët e tyre
Era në vitin 2014 ka lansuar këngën ‘E dehun’ që është versioni i ri i këngës me titull të njëjtë të këngëtares Nexhmie Pagarusha
Shumë emra tashmë të njohur kanë kontribuar që kjo muzikë të ketë gjithmonë vlera dhe të mos ‘vdes’ kurrë, shkruan lajmi.net
E se disa nga këngët ka qenë dhe do të mbeten hite, përpos rezistimit në kohë, e ka dëshmuar edhe transformimi i tyre në versionin modern. Një nga të parat që e ka bërë këtë gjë është Era Istrefi, përcjell albinfo.ch.
Era në vitin 2014 ka lansuar këngën ‘E dehun’ që është versioni i ri i këngës me titull të njëjtë të këngëtares Nexhmie Pagarusha. Kënga e Erës u pëlqye shumë dhe ishte një frymë e re në tregun muzikor, duke i hapur rrugë edhe shumë emrave tjerë të bënin një gjë të tillë.
Pas Erës, pas dy vitesh, reperi MC.Kresha lansoi këngën e tij Era. Edhe ai si këngëtarja Istrefi, kishte përdorë pjesë nga kënga e njohur shqipe e titulluar ‘Era’ e që këndohej nga ‘Gjurmët’. Edhe projekti i Kreshës u pëlqye shumë, duke mbledhur shumë klikime në kanalin Youtube, shkruan tutje lajmi.net.
E transformimi i këngëve të vjetra u bë më së shumti këtë vit, përkatësisht këtë verë. Në qershor u publikua kënga ‘Simpatia’ nga Lumi B dhe Dhurata Dora. Dyshja kanë ripërtrirë hitin e Edona Llalloshit dhe Memlit po me të njëjtin titull. Si kënga origjinale, edhe ky version u prit mjaft mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=lkRzSjDEI7E
Në të njëjtin muaj, edhe reperi Capital T bëri një gjë të tillë. Ai më 24 qershor në tregun muzikor nxori këngën ‘Hatixhe’ një version shumë interesant i kësaj kënge i kënduar nga shumë emra e që daton që moti në reportuarin e muzikës shqipe. ‘Hatixhe’ e Capital-it vazhdon të jetë akoma shumë e dëgjuar, shkruan lajmi.net.
Me një version të këtij lloji pati ardhur edhe reperi Gent Fatali. Ai ditë më parë ka publikuar këngën ‘Rakia’ e cila është e bazuar te kënga ‘Jam dehë me raki’ e këngëtarit Shkëlzen Jetishi. Edhe Genti ka nxjerrë diçka shumë interesante e që po pëlqehet.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran Për të financuar pagesën e 13-të të pensionit të pleqërisë, TVSH-ja do të rritet me 0.4... -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër?













