Kosova
Të verbrit në Kosovë hyjnë në grevë, kërkojnë punësim
Neglizhenca e kërkesave të Shoqatës së Pavarur të të verbërve ka bërë që kjo e fundit të hyjë në grevë.
Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka filluar grevën e urisë për shkak të, siç thonë përfaqësuesit e saj, mosreflektimit ndaj kërkesave të tyre nga institucionet shtetërore.
Greva e paralajmëruar si 24-orëshe nuk dihet sa do të zgjasë, por kërkesa kryesore e tyre mbetet punësimi. Pjesëtarë të kësaj iniciative kanë thënë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, masat do të përshkallëzohen, shkruan Albinfo.ch.
Hashim Llumnica nga Podujeva është magjistër i Teknologjisë Informative, por ai nuk ka punuar asnjëherë.
Llumnica kërkon një vend pune në profesionin e tij, pasi thotë se e zotëron mirë atë, por po anashkalohet vetëm pse është i verbër.
Grevistët kanë kërkuar punë si dhe t’u krijohen libreza shtetërore që do t’ua mundësonin shërbime më të mira si për kontrolle mjekësore, ashtu edhe për qasje më të lehtë në institucione.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














