Lajme
Teatri japonez ”Noh”, për herë të parë në Shqipëri
Surprizat e edicionit të 13-të të Festivalit “Takimet muzikore të dy botëve”, që këtë vit i kushtohet dialogut të kulturave dhe që ka bashkuar artistë nga Shqipëria, Evropa dhe Azia, duket se nuk kanë fund
E ndërsa rrugëtimi artistik i këtij festivali për këtë vit po shkon drejt fundit, aktivitetet pritet të jenë spektakulore. Një mbrëmje në Tiranë, ku për herë të parë publiku shqiptar do të mund të shijojë nga afër emocionet e teatrit japonez, unik në botë për nga performanca dhe tradita.
Ndërsa, e ku tjetër veç në Shkodrën e traditave të kulturës, ky festival do të mbyllet nën tingujt e lahutës shqiptare, e cila do të bashkohet në një mbrëmje me muzikën klasike të pianos franceze dhe asaj instumentale tradicionale nga Azia Qendrore.
Qendra Kulturore e Katedrales Orthodokse, të dielën, në ora 19:00 do të presë Teatrin Japonez Noh, i njohur në gjithë botën dhe që është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Drama Japoneze klasike, Noh, do të vijë për herë të parë për publikun shqiptar, pasi ka prekur shumë skena të botës.
I themeluar rreth 650 vjet më parë Teatri Noh është skena më e vjetër e artit, e cila vazhdon të luhet deri më sot, pa ndërpreje dhe pa ndryshime thelbësore.
Këtë vit festivali ka nisur më 17 shtator dhe përfundon në 9 tetor dhe suprizat vazhdojnë.
Në vijim të festivalit, krahas polifonisë shqiptare që mbushi me tinguj si kurrë më parë Amfiteatrin e Durrësi, do të vijnë dhe Yamamoto Noh Theather nga Osaka dhe instrumente të vjetër nga Azia qendrore”, bëri me dije drejtuesja e këtij festivali, Ilda Mara.
Sipas organizatorëve, ky festival këtë vit ka arritur plotësisht qëllimin e tij, të bashkojë artistë , tradita dhe kultura, ndaj Teatri Noh ju pret në Tiranë, lahuta, piano dhe kobyz në Shkodër, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













