Lajme
Teleferikët e Zvicrës kanë shumë punë: tejkalojnë kohën e para pandemisë
Sezoni i verës ka ecur mirë deri më tani, madje edhe në krahasim me kohën para pandemisë, shkruan Seilbahnen Schweiz
Pas dy muajve të suksesshëm pranverë-verë, teleferikët zviceranë kanë pasur një frekuentim mjaft të mirë në korrik, transmeton albinfo.ch.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ata deri më tani kanë pasur 50 për qind më shumë shitje. Vala e të nxehtit dhe moti me diell kanë tërhequr shumë udhëtarë ditorë në male, shkruan organizata e teleferikëve të Zvicrës, Seilbahnen Schweiz.
Fillimi i mbarë i sezonit veror ka vazhduar në korrikun e nxehtë dhe me shumë diell, shkruan srf.ch. Sezoni i verës ka ecur mirë deri më tani, madje edhe në krahasim me para pandemisë: “Në një krahasim pesëvjeçar, shifrat për Zvicrën në tërësi janë 20 për qind ose 10 për qind më të larta”, shkruan tutje Seilbahnen Schweiz.
Ndërsa sa u përket rajoneve të veçanta, trendi që është shfaqur deri më tani është konfirmuar gjithashtu: Zvicra Qendrore po përjeton ngritjen më të madhe pas fillimit veçanërisht të dobët të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch. Por, po ashtu edhe regjioni Oberland-i i Bernës, Valisi, Zvicra Lindore dhe Alpet Vaud si dhe Fribourg po tregojnë rezultate shumë më pozitive se në vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














