Lajme
Teleferikët zviceranë, ndër më të sigurtit në botë
Pas një aksidenti tragjik në teleferik në malet italiane të dielën e kaluar që la 14 persona të vdekur dhe një fëmijë të vogël në gjendje kritike, operatorët zviceranë të ashensorëve thanë se një aksident i ngjashëm nuk ka të ngjarë të ndodhë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët vlerësojnë se teleferikët në Zvicër janë shumë të sigurt dhe kontrollohen shumë shpesh gjendja e tyre.
“Aksidente të tilla janë të vështira të imagjinohen në Zvicër”, tha për Gazetën Blick Berno Stoffel, presidenti i Shoqatës Zvicerane të Skijatorëve.
“Të gjithë teleferikët inspektohen rregullisht, si nga brenda kompanitë, ashtu edhe nga Zyra Federale e Transportit. Thyerja e një kablli është pothuajse e paimagjinueshme”, tha ai, me këtë vlerësohet se janë ndër më të sigurtit në botë.
Lidhur me inspektimet në infrastrukturë, Stoffel theksoi se “të gjitha kabllot e pezullimit dhe tërheqjes rregullisht rrezatohen me rreze x. Pastaj ka një raport të saktë të statusit, dhe çdo çështje analizohet në detaje”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













