Lajme

Telefonat celularë: Konsumatorët zviceranë preferojnë Apple

Gati gjysma - 46 për qind - e përdoruesve të telefonave celularë në Zvicër zotërojnë iPhone

Gati gjysma – 46 për qind – e përdoruesve të telefonave celularë në Zvicër zotërojnë iPhone, sipas një sondazhi të ri nga shërbimi i krahasimit në internet, Moneyland, përcjell albinfo.ch.

Celularët nga prodhuesi korean Samsung vijnë në vendin e dytë, me 40 për qind të pjesës së tregut.

Shumë prapa janë markat kineze Huawei (8 për qind) dhe Xiaomi (6 për qind), Nokia e Finlandës (3 për qind), me Motorola, Google Pixel dhe LG më pak të njohura në Zvicër.

Preferenca dërrmuese për Apple dhe Samsung (86 për qind e konsumatorëve në total) shpjegohet me fuqinë e lartë blerëse në Zvicër, pasi të dy modelet janë më të shtrenjtat aktualisht në treg.