Shkurt.ch
Telefonat fiksë po e humbin kuptimin e tyre
Telefonat e zgjuar „Smartphone” janë duke u bërë të domosdoshëm për shumicën e njerëzve rreth botës, ndërsa telefonat fiksë gjithnjë e më shumë po humbin kuptimin e tyre. 10 vjet më parë 9 nga 10 familje në SHBA kanë pasur një telefon fiks në shtëpi. Sot, tashmë vështirë që posedon çdo e dyta familje.
Këtë e tregojnë të dhënat nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që ndjekin numrin e „smartphoneve” në SHBA , si një produkt të studimit që kryhet çdo dy vjet për shëndetin e qytetarëve që nga 2004.
Nëse ky trend vazhdon me ritmin e tanishëm dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar ndryshe, shumica e familjeve amerikane mund të mos kenë asnjë telefon fiks në fund të këtij viti.
Disa vjet më vonë telefonat fiksë në shtëpi mund të jenë pajisje në zhdukje, si videot, faksi dhe pajisjet e tjera teknologjike.
Çfarë mund të ndihmojë moszhdukjen e tyre është fakti se njerëzit do të vazhdojnë të përdorin telefonat në vendin e tyre të punës, edhe nëse ajo është për shkak të mungesës së një alternative më të mirë.
Një tjetër shpresë është se të moshuarit në përgjithësi janë më konservatorë dhe të njëjtit janë të mendimit dhe të gatshëm për të investuar në metodat e provuara dhe të testuara deri më tani.
Nga të dhënat e këtij hulumtimi në SHBA është gjithçka e qartë se trendi i njëjtë është në mbarë botën.
Grafiku tregon numrin e familjeve në SHBA që kanë telefona fiksë dhe telefona celularë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













