Autotech
Televizori që kushton 70 mijë dollarë
Televizori Sony Z9g me thuajse 100 inç do të dalë në treg në qershor së bashku me variantin X950G
Televizori i ri 8K Sony Z9G renditet në krye të katalogut të shoqërisë japoneze me diagonale prej 98 inç dhe me çmim që nis nga 70 mijë dollarë (rreth 62 mijë euro).
Ky çmim kuptohet nuk është për të gjithë, me këto para mund të blinit për shembull një Jaguar F-type coupe, një Chevrolet Camaro Cabrio V8 apo një BMW Z4.
Ndryshimi i çmimit është i madh nëse krahasohet me versionin bazë (nëse mund të cilësohet bazë), me ekran 85 inç dhe çmim 13 mijë dollarë.
Por çfarë e bën të veçantë televizorin e ri Sony 8K?
Ekrani nuk mund të mos ishte Oled, në ngjyrë të zezë të thellë, falë aftësisë së çdo pikseli (33 milionë në një televizor 8K) për t’u fikur duke krijuar një kontrast të përkryer dhe nuanca edhe më interesante. Procesori është X1 Ultimate, që sipas kompanisë Sony është më i mirë në analizimin e objekteve që shfaqen në ekran, duke përmirësuar detajet dhe qartësinë, transmeton ‘monitor’.
Televizori gjigant do të jetë edhe si një speaker, falë teknologjisë Acoustic surface audio, përcjell albinfo.ch.
Televizori Sony Z9g me thuajse 100 inç do të dalë në treg në qershor së bashku me variantin X950G, edhe ai me procesor X1 Ultimate, por me ekran 4k lcd (1400 dollarë, ose 1,245 euro) versioni 55 inç; ndërsa versioni 85 inç do të kushtojë 3500 dollarë (rreth 3100 euro) me suport Imac.
Por, megjithatë, nëse e mendojmë më mirë, Sony Z9G 98 inç nuk është televizori më i shtrenjtë në botë, pasi Samsung nxori në treg vitin e kaluar, modelin Q900 rreth 100 mijë dollarë (rreth 89 mijë euro).
Modelet e tjera të televizorëve Sony
- Sony Master Series A9G 4K OLED TV 55-inç: $3,499.99 (i disponueshëm në maj)
- Sony Master Series A9G 4K OLED TV 65-inç: $4,499.99 (i disponueshëm në maj)
- Sony Master Series A9G 4K OLED TV 77-inç: $7,999.99 (i disponueshëm në qershor)
- Sony Master Series Z9G 8K HDR TV 85-inç: $12,999.99 (i disponueshëm në qershor)
- Sony Master Series Z9G 8K HDR TV 98” Class: $69,999.99 (i disponueshëm në qershor)
- Sony A8G 4K OLED TV 55-inç: $2,499.99 (i disponueshëm në maj)
- Sony A8G 4K OLED TV 65-inç: $3,499.99 (i disponueshëm në maj)
- Sony X950G 4K HDR TV 85-inç: $4,999.99 (i disponueshëm në fund të prillit)
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














