Lajme
Temperatura ekstreme, mos i lini kurrë këto gjëra në makinë
Dhe, për më tepër, është edhe një objekt i përditshëm që as nuk e mendojmë se mund të shkaktojë një problem të madh në makinën tonë.
Sidomos këto ditë kur vala e të nxehtit po rreket të “djegë” vendin tonë, është shumë e rëndësishme të kujdesemi jo vetëm për veten, por edhe për makinën tonë. Në veçanti, po u referohemi syzeve të diellit, të cilat – të kombinuara me diellin dhe temperaturat e larta – mund të shkaktojnë aksidente të paparashikuara, të cilat mendja e njeriut as që i ka imagjinuar.
Sipas British Sun, kjo foto është publikuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Nottinghamshire dhe tregon se çfarë mund të ndodhë nëse i lëmë syzet e diellit në makinë për një kohë të gjatë, ndërsa jashtë është nxehtë.
Fotoja në fjalë, e cila tregon një makinë të djegur në Britani me një… vrimë në xham, po bën xhiron e internetit për të tërhequr vëmendjen se cilat gjëra nuk duhen lënë kurrë në makina në ditët e nxehta.
Brigada e Zjarrfikësve të Nottinghamshire postoi foton në Twitter duke shkruar: “Dielli duket i fortë, ndaj kini kujdes pasi mund të shkaktojë zjarr. Zjarri u shkaktua nga syzet e diellit të mbetura në makinë. Mbajini objektet që shkaktojnë reflektim larg nga rrezet e diellit.”
Shumë njerëz u habitën kur panë dëmtimin e një sendi kaq të zakonshëm, të përditshëm dhe shumë prej tyre, me një koment: “Nuk e dija! Faleminderit”.
Megjithatë nuk janë vetëm syzet që nuk duhet mbajtur në këto ditë të nxehta nëse makina është e ekspozuar qoftë dhe disa minuta në diell.
Ju duhet të shmangni lënien e lëndëve djegëse, përfshirë naftë a benzinë, por edhe lëngje të tjera, si antidjersë apo parfume.
Shmangni shkrepëse dhe çakmakë në makinë, por edhe sende të tjera plastike që mund të digjen nën ekspozimin e diellit.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












