Kosova
Temperatura ‘ekstreme’ në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni
Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të mbajë mot me temperatura të larta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të sillen në 22 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 37 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm do të mbajë deri në fund të javës, përveç ditës së mërkurë kur do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Shqipëria do të mbizotërohet nga kthjellime në ultësirën perëndimore, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 17 në mëngjes dhe maksimumi në mesditë, 39 gradë Celcius.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë.
Temperatura do të jenë nga 15 gradë, deri në 39 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














