Kosova
Temperaturat e larta në Kosovë: Nga nesër, ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5T
Ministria e Infrastrukturës në Kosovë ka ndaluar qarkullimin në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 T.
Vendimi është marrë për shkak të motit të nxehtë, pasi në vend për disa javë me radhë janë regjistruar temperatura të larta, transmeton albinfo.ch.
Zëvendësministri Hysen Durmishi e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” teksa ka thënë se ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.
“Të dashur qytetarë,
Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 T”, ka shkruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











