Lajme
Tempo 30 në qytete: problem për transportin publik
Për futjen në fuqi të Tempos 30, sipas VöV duhet të vendoset në mënyrë të ndryshme, nga rruga në rrugë
Shoqata e Transportit Publik VöV është shprehur kundër vendosjes së detyrimit për një Tempo 30 të përgjithshme në qytete, shkruan ajo në një deklaratë të publikuar sot, trasnmeton albinfo.ch.
VöV nuk refuzon 30 km/h në përgjithësi, por, sipas saj, për një gjë të tillë duhet vendosur në mënyrë të ndryshme, nga rruga në rrugë.
Në rrugët kryesore të trafikut, për shembull, kufizimi i shpejtësisë në 30 km/h duhet të mbetet një përjashtim, shkruan srf.ch.
Pragjet ose pengesat, të cilat shpesh mund të gjenden në zonat me shpejtësi 30 km/h, përbëjnë gjithashtu vështirësi shtesë për transportin publik.
Përveç kësaj, transporti publik ka nevojë për një të drejtë të përgjithshme të përparëissë në kalim, trasnmeton albinfo.ch. Përndryshe, masat që pretendohet të jenë qetësuese për trafikun, do të kishin një ndikim negativ në transportin publik dhe do ta bënin atë më të ngadalshëm dhe më të shtrenjtë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale














