Integrimi
Tenori Ramë Lahaj ka një mesazh për të rinjtë e Kosovës
Duartrokitjet ishin të gjata në koncertin që u mbajt në qendrën Kosmos, nën organizimin e Ambasadës së Kosovës dhe Organizatës së Arteve të Bukura në Uashington, për nder të 20-vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë.
“Sigurisht që ishte kënaqësi, sepse në mesin e shumë shqiptarëve të cilët i japin Kosovës një imazh shumë të mirë, kishim edhe shumë diplomatë të huaj, diplomatë amerikanë, miq të Kosovës e shumë e shumë të tjerë. Sigurisht që është kënaqësi, ne na duhet të prezantohemi sa më mirë që të jetë e mundur para botës. Kështu që mund të them se ishte një prej aktiviteteve të mia më të rëndësishme të këtij sezoni“, tha tenori Lahaj për Zërin e Amerikës.
Ylli i mbrëmjes është një emër i ri në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike. Ai i ngjiti shkallët e teatrove më të njohur në botë, për një kohë të shkurtër duke u shpallur edhe fitues i çmimit të tretë të garës ndërkombëtare të operës për këngëtarë të rinj, “Operalia”. Por për të ardhur deri këtu, për tenorin 35-vjeçar nuk ishte e lehtë, ai ka pasur një rrugëtim të pazakontë.
“Fëmijëria ime ka qenë si e çdo fëmije në Kosovë. Është pak e vështirë ta konceptosh, sepse kanë ndodhur shumë gjëra në një periudhë të shkurtër. Mua më kujtohet që edhe shkolla e mesme ka qene një periudhë e improvizuar, po ashtu edhe shkolla fillore. Muzika për të cilën unë kam pasur qejf të hulumtoj, nuk egzistonte, nuk kemi pasur shkollë muzike”, tha artisti shqiptar.
Veç këtyre sfidave, situata në Kosovën e fundit të viteve ‘90 shuajti ëndrrën e zotit Lahaj për karrierë si solist në opera.
“Ëndrra kryesore dhe e vetme atëherë ka qenë çlirimi i vendit dhe mbijetesa në atë periudhë, në atë regjim që u bë i padurueshëm dikur.”
Çlirimi i vendit i riktheu atij shpresën, por edhe i vendosi qëllime të reja në jetë.
“Ka qenë mbaslufta kur mendova se teknologjia do të jetë shumë e kërkuar në vitet 2000-2001 kur unë përfundova shkollën e mesme. Pas eksperimentimit në elektroteknikë e kuptova se, e para nuk është për mua dhe e dyta kam menduar se jemi gjeneratë e cila duhet të fillojë furishëm ndërrimin e imazhit të Kosovës, atë që na ishte imponuar për vite të tëra prej regjimit që e dimë shumë mirë. Mora një iniciativë për të hulumtuar diçka në muzikë dhe e kam pa që është një prej mënyrave më të mira për t’i treguar botës, që ne jemi pjesë e Evropës dhe se nuk kemi dallime me ta.”
Artisti shqiptar u diplomua në Akademinë e Arteve të Tiranës, në vitin 2008. Por ishte sezoni 2013-2014 periudha e shpërthimit të tij. Ai ndjeu suksesin, pasi po interprentonte role të mëdha krah emrave të suksesshëm dhe në teatrot e njohura të operës, në të katër kontinentet.
“Bashkëpunimi me legjenden e gjallë të lirikës Plaçido Domingo mund të them se është një prej momenteve të mia, ku karriera ime ka marrë një lloj vule dhe une si Ramë kam marrë një llojë aprovimi që nuk ka hiç rëndësi më, se nga vjen ti, nuk ka rëndësi se si je rritë dhe nëpër çfarë ke kaluar. Ka shumë rëndësi kush je dhe çfarë po bën për momentin. Kam gjetur një mbështetje në gjithë botën për talentin, jo për Ramën si individ, sepse ti mund të jesh prej ngado, por kam gjetur gjithmonë mbështetjen e talentit”, tha tenori Lahaj.
Tenori Lahaj u sugjeron të rinjve të talentuar në Kosovë që të mos dorëzohen drejt arritjes së synimeve të tyre. Një sugjerim ka edhe për institucionet kulturore.
“Është e patolerueshme që 20 vjet pas luftës të mos ketë një sallë koncertesh si duhet, sepse kjo shuan një shpresë më shumë të një artisti të ri, ose të një fëmije të ri, i cili ka qejf të merret ose të eksperimentojë në artet e mirëfillta”.
Artisti shqiptar bisedoi me Zërin e Amerikës në një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij. Në fillim të muajit ai debutoi në Operën e Los Anxhelosit, ku do të qëndrojë për disa ditë. Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe këngë me motive kombëtare.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden














