Kosova
Tensionet në veri bëjnë bashkë pozitë e opozitë
Veton Surroi shihet duke hyrë në Qeveri, teksa po mbahet takimi Kurti-opozitë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri, përcjell albinfo.ch.
Ftesës për takim sot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
I pari arriti kryeministri Albin Kurti.
Pas, Kurtit arriti edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Më pas erdhën edhe Haradinaj e Krasniqi.
Kësisoj, gjithçka është gati për takimin mes Kurtit dhe opozitës.
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka quajtur ‘lajm të mirë’ ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për opozitën.
Plotësim i lajmit
Në kohën sa po mbahet takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës, ku nga ky takim u pa duke dalë Ramush Haradinaj, në ambientet e Qeverisë është parë duke hyrë publicisti Veton Surroi, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë nga takimi i thirrur nga kryeministri Kurti me liderët e opozitës.
Ai qëndroi në takim veç 20 minuta.
Ndryshe, takimin po e vazhdojnë Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










