Kosova
Tensionet në Veri: KFOR-i bën thirrje për përmbajtje
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke bërë thirrje për përmbajtje nga pala kosovare dhe ajo serbe, në mënyrë që gjendja në veri të vendit të mos eskalojë.
Që prej ditës së enjte, kur edhe është bërë betimi i kryetarëve të rinj të zgjedhur për katër komunat veriore, protestat nga serbët lokalë nuk janë ndalur.
Përkitazi me këtë situatë aspak të qetë, KFOR-i e ka shtuar praninë e saj në këtë pjesë të vendit, duke u shprehur të gatshëm ta kryejnë punën e tyre përkitazi me mandatin e tyre.
Të ndodhur në këtë situatë, ata u bëjnë thirrje për maturi palëve të përfshira, në mënyrë që të mos nxiten tensione të tjera, shkruan Radio Evropa e Lirë.
‘’U bëjmë thirrje palëve për maturi. Komandanti i KFOR-it [Angelo Michele Ristuccia] vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, por edhe me misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë [EULEX] dhe përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, tha misioni i KFOR-it’’, thuhet ndër të tjera në reagimin e KFOR.
Rikujtojmë se kryetarët e zgjedhur në këto katër komuna veriore janë të gjithë shqiptarë. Kjo ndodhi më 23 prill, kur serbët paraprakisht lëshuan të gjitha institucionet dhe refuzuan të marrin pjesë në këto zgjedhje.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës












