Lajme
Tensionimi i situatës në PD, Edi Rama fton në debat demokratët
Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka paralajmëruar për sot një debat të drejtpërdrejtë me demokratët, pas zhvillimeve që po ndodhin në Partinë Demokratike, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Derisa dje është mbajtur një protestë e thirrur nga ish-kryetari Berisha, e cila eskaloi në dhunë dhe dëmtim të selisë së PD-së, sikur Berisha, ashtu edhe kryetari i PD-së, Basha, akuzuan njëri-tjetrin për skenarë dhe bashkëpunim me Ramën.
Ky i fundit reagoi, duke ftuar demokratët t’i bashkohen atij për t’i dhënë çka munden Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë dhe si njerëz.
Ai ka treguar se çka i vije t’u thotë demokratëve kur sheh, siç i ka quajtur ai Bashën e Berishën, dy kufoma politike që fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori i Ramës.
“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz. Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, ka shkruar Rama në Twitter.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











