Kosova
Trusti tregon si bëhet aplikimi për tërheqjen e 10-përqindshit
Sipas Ligjit për Rimbëkëmbje Ekonomike, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Së fundmi, Trusti njofton të gjithë qytetarët me procesin e aplikimit deri te tërheqja e mjeteve:
“Të nderuar kontribues, tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.
Duhet theksuar se aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. https://online.trusti.org/
Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet e tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj.
Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thuhet në njoftimin e Trustit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














