Shqipëria

Tërmet i fortë godet Shqipërinë, qytetarët e Elbasanit ndjejnë lëkundjet

Elbasani u trondit këtë të martë pasdite nga një tërmet i papritur. Raportimet e para tregojnë se lëkundjet u ndjenë me forcë nga banorët.

Sipas të dhënave fillestare, tërmeti kishte magnitudë 4.3 ballë. Epicentri i tij ishte regjistruar 7 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 31 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit.

Autoritetet po presin raportime të mëtejshme për të dhëna shtesë rreth ndikimit dhe pasojave të tërmetit.