Uncategorized
Tërmet me magnitudë 4 shkallë në Shqipëri
Mediat shqiptare shkruajnë se një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallë Rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit.
Thuhet se epiqendra e tij ishte 23 km në verilindje të Pogradecit, por që është ndier edhe në zonën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.
Siç njoftojnë mediat në Shqipëri, lëkundjet kishin një thellësi prej 11 kilometrash. EMSC e ka klasifikuar këtë një tërmet të nivelin 4.
Nga ana tjetër, rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut tha se tërmeti kishte magnitudë lokale Rihter ML4.0 dhe se i njëjti ishte ndier edhe në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, 20 janar 2021, në 03 orë e 39 minuta, regjistroi tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet në Republikën e Shqipërisë, 145 km në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti kishte një magnitudë lokale Rihter ML4.0, dhe u ndie nga popullata e jonë, sidomos në pjesët jugperëndimore me intensitet nga III në IV gradë sipas shkallës makroseizmike Evropiane”, informuan nga Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













