Lajme
Tërmet prej 4.7 shkallësh në Zvicër
Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit ka goditur pasdite Zvicrën, përkatësisht rajonin e Bazelit, ka njoftuar Shërbimi Sizmologjik Zviceran.
Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit ka goditur pasdite Zvicrën, përkatësisht rajonin e Bazelit, ka njoftuar Shërbimi Sizmologjik Zviceran.
Lëkundjet u ndjenë në një pjesë të madhe të Zvicrës frëngjishfolëse. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton Albinfo.ch.
Tërmeti është ndier në një rreze prej më shumë se 180 kilometrash, saktëson Shërbimi Sizmologjik. Ndodhi pak para orës 18:00 dhe pasgoditja e parë ndodhi më pak se 10 minuta më vonë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.
Toka ishte lëkundur tashmë herët pasdite, nga mesdita me tërmete me vlera ndërmjet 0,9 dhe 2,5 ballë dhe me epiqendra në Alpe, në rajonin Grand Combin, pranë Orsières (VS) dhe Chamonix, shton Shërbimi Sizmologjik./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











