CH-Ballkani
Tërmet i fuqishëm godet Zagrebin
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Zabrebin, ku ka shumë dëme
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihter, me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh.
Autoritetet njoftuan se një fëmijë ka pësuar lëndime në kokë pas shembjes së një pullazi, derisa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione.
“Ka zgjatur më shumë se 10 sekonda. Deri më tash, më i fuqishmi që kam përjetuar”, tha një dëshmitare, raporton Reuters.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, bëri thirrje që njerëzit në rrugë të mbajnë distancën për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Deri më tash, Kroacia ka raportuar për 206 të infektuar me COVID-19.
https://www.facebook.com/1497621367/videos/10222071662369411/
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












