Shkurt.ch
Tërmeti i Meksikës “dridh” tokën edhe në Göschenen të Zvicrës
Një ngatërresë e tillë ka ndodhur, sipas Shërbimit Zviceran të Tërmeteve sepse seizmogramet në ato çaste kanë qenë të ndikuara nga dridhjet në Meksikë
Fshatin Göschenen, në afërsi të tunelit Gotthard, e ka goditur në mëngjesin e sotëm një tërmet i vogël, i shkallës 1.6 të Richterit. Si i tillë, ai praktikisht nuk është ndier nga banorët, njofton srf.ch. Por, sizmologët nga univestiteti ETH i Cyrihut, kanë regjistruar në të njëjtën kohë një tërmet të shkallës 3.0 gradë dhe njoftimi për këtë është shpërndarë automatikisht.
Kjo ka shkaktuar një alarm të rrejshëm në Göschenen, transmeton albinfo.ch. Një ngatërresë e tillë ka ndodhur, sipas Shërbimit Zviceran të Tërmeteve sepse seizmogramet në ato çaste kanë qenë të ndikuara nga dridhjet në Meksikë. Valët e ashtuquajtura të gjata, sipërfaqësore kanë ndikuar në matjen e bërë në Zvicër, duke shkaktuar kështu një shkarje të madhe në vlerësimin e magnitudës së tërmetit.
Siç dihet tashmë, tërmeti në Meksikë ka pasur një fuqi prej 8 shkallësh. Si i tillë, është më i fuqishëm se ai që kishte ndodhur në vtin 1985 kur kishte pasur mijëra viktima. Por aktualisht nuk dihet ende numri përfundimtar i viktimave të tërmetit që ka goditur Meksikën sot.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












