Lajme
Tërmeti në Turqi e Siri preku 23 milionë njerëz, mes tyre 1.4 milionë fëmijë
Të paktën 5034 jetë njerëzish kanë humbur si pasojë e dy tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe në Siri. Ndërsa, më shumë se 21 103 persona të tjerë raportohet të kenë mbetur të lënduar. Sikur të mos mjaftonin lëkundjet e tokës, banorëve në zonat e prekura u duhet të përballen me kushtet ekstreme të motit.
“Kudo bie dëborë ose shi dhe është shumë ftohtë…Kushtet e motit dhe klima po i bën shumë të vështira përpjekjet për të shpëtuar civilët. Mesa duket kjo është sfida më e madhe për të gjithë”, është shprehur një gazetar i Al Jazeera-s, ndërsa raportonte nga terreni.
Thuajse 26.000 ekipe kërkim-shpëtimi janë angazhuar në operacione në terren bashkë me 360 automjete dhe 3361 pajisje shpëtimi e 600 kranë. Megjithatë, ende shumë qytetarë mbeten nën gërmadha. Ndërsa ata që kanë mundur të shpëtojnë, po qëndrojnë jashtë nga frika e tërmeteve të tjera.
Sipas OBSH-së, tërmeti ka prekur 23 milionë njerëz, përfshirë këtu edhe 1.4 milionë fëmijë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











