Kosova
Tërnava uron besimtarët myslimanë: Kujdes me vizitat tradicionale të Bajramit
Ai ka bërë të ditur se për shkak të pandemisë me COVID-19 do të falin vetëm namazin e Fitër Bajramit
Sot, Myftiu të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
Tërnava ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat antiCOVID dhe të bëjnë kujdes me vizitat tradicionale të Bajramit. Ndërsa ka bërë të ditur se për shkak të pandemisë me COVID-19 do të falin vetëm namazin e Fitër Bajramit.
“Ne, nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë për ta falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë, andaj për ta ruajtur vetën e shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke i respektuar protokollet antiCOVID dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër Bajramit”, ka thënë Tërnava.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













