Tematike
Terrorizmi islamik, kërcënimi më i madh për sigurinë e Zvicrës
Sa e sigurt është Zvicra, nga kush dhe nga çka është ajo e rrezikuar? Raporti vjetor "Siguria, Zvicër" i publikuar nga Shërbimi Federal Informativ (NDB) ofron përgjigjet lidhur me çështjet e politikës së sigurisë në vend
Kërcënimi xhihadist po vjen duke u shtuar, edhe në Zvicër. Ashpërsimit të gjendjes i ka kontribuuar dalja e grupimit të “Shtetit Islamik” (IS) nga al-Qaida dhe pastaj konkurrenca e krijuar në mes të dy grupimeve për të marrë primatin në spektrin e lëvizjeve xhihadiste, thuhet në buletinin vjetor të NDB-së (Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës).
Përgjegjës kryesor për shtimin e udhëtimeve me motiv xhihadist nga e gjithë bota është IS-i.
“Turistë” xhihadistë, të indoktrinuar, të përgatitur dhe me përvojë luftarake kthehen në Evropë dhe ushtrojnë sulme. Këta por edhe individë dhe grupe tjera të vogla të radikalizuara përmes rrugëve tjera, përbëjnë aktualisht kërcënimin më të madh terrorist në Evropë.
Se burime konfliktesh dhe kërcënimi për zgjerim të tyre mund të jenë edhe vendet në Evropë, tregon edhe rasti i Ukrainës. “Në vitin 2012 Ukraina ishte bashkorganizatore e Kampionatit Evropian të Futbollit ndërsa sot ajo është vatër lufte, në të cilën bëhen më të dukshme ndryshimet në situatën e politikës së sigurisë në Evropë. Po i vjen fundi një epoke në të cilën konfliktet ndërshtetërore të Evropës shikoheshin vetëm si çështje që i takonin historisë. Ka filluar tashmë një epokë tjetër, e konfrontimit strategjik, në rrafshin politik, ekonomik dhe ushtarak, është konstatimi tjetër i raportit të BND-së.
Në fqinjësinë jugore të Evropës nuk ka shenja qetësimi. Vazhdojnë të mbeten të hapura pasojat e ndryshimeve të lajmëruara me Pranverën Arabe. Nga ana tjetër, ekziston shansi për të pasur sukses një marrëveshje mbi programin nuklear me Iranin.
Afera Snowden nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti dhe mprehtësia, edhe pse deri më tash nuk kanë mundur të konstatohen aktivitete konkrete të drejtuara kundër Zvicrës në këtë kontekst.
Raporti i BND-së shpreh shqetësimin edhe mbi kërcënimin e mundshëm të cyber spiunazhit që lidhet me shërbimin informativ të ndaluar. Mbi një bazë të tillë ekzistojnë rreziqe që shkojnë nga manipulimi i të dhënave e deri te sabotimi i mundshëm.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











