Lajme
Tesla investon në makinën që do të kushtojë 25 mijë euro
Tesla ka në plan të prodhojë një makinë 25.000 euro (26.838 dollarë) në fabrikën e saj pranë Berlinit, deklaroi të hënën një burim, i cili ka dijeni mbi këtë çështje – ky është një zhvillim i pritur prej një kohe të gjatë nga prodhuesi i makinave elektrike, i cili synon përhapjen në masë të makinave të tij elektrike
Burimi, i cili nuk pranoi të identifikohej, nuk tha se kur do të nisë prodhimi.
Çmimi i shtrenjtë i makinave elektrike, të cilit i shtohen dhe normat e larta të interesit – është një nga faktorët e shumtë që frenojnë përhapjen e kësaj teknologjie në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – siç tregojnë sondazhet e kryera te konsumatorët, transmeton reuters, përcjell albinfo.ch.
Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të një makine elektrike në Europë në gjysmën e parë të 2023 ishte më shumë se 65.000 euro, sipas shoqërisë kërkimore të makinave JATO Dynamics, krahasuar me pak më shumë se 31.000 euro në Kinë.
Musk kishte planifikuar prej kohësh realizimin e një makine elektrike më ekonomike, por në vitin 2022 deklaroi se nuk ia kishte dalë ende ta zhvillonte teknologjinë dhe e kishte lënë projektin.
Megjithatë, në shtator, disa burime thanë për Reuters se shtëpia automobilistike po i afrohej një inovacioni që do ta lejonte të realizonte thuajse gjithë pjesën e poshtme të makinës elektrike në një të vetme – një inovacion që do të përshpejtonte prodhimin dhe do të ulte kostot.
Zgjerimi në tregun masiv është i rëndësishëm për të përmbushur objektivin e Tesla-s, për të rritur dërgesat e automjeteve në 20 milionë deri në vitin 2030, duke u veçuar nga konkurrentët, si Volkswagen, që nuk kanë vënë objektiva dërgesash dhe i kanë përqendruar strategjitë e tyre në mbrojtjen e marzheve të fitimit gjatë tranzicionit drejt makinave elektrike.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri










