Autotech
Tesla Model 3, vetura më e shitur në Evropë gjatë shtatorit
Nuk është dashur shumë kohë që veturat elektrike të marrin plotësisht primatin mbi modelet e veturave me naftë dhe atyre me benzinë.
Gjatë shtatorit të këtij viti, në Evropë janë regjistruar 24.591 njësi të Tesla Model 3, e këtë sukses po e ndjekin edhe modelet e tjera elektrike të markave të ndryshme.
Kjo është hera e parë në histori që veturat elektrike bëhen më të shitura në Evropë, por në të njëjtën kohë, hera e parë që bëhet fjalë për një veturë të prodhuar jashtë Bashkimit Evropian.
Tesla shiti 6.327 njësi të Model 3 më shumë në raport me Renault Clio, që u rendit në vendin e dytë si vetura më e shitur në Evropë gjatë shtatorit.
Gjithashtu Model 3 falë shitjes intensive të fushatës Tesla ka lëvizur nga vendi i 17-të sa i përket shitjes mujore të veturave në gusht, duke u pozicionuar në të parin gjatë shtatorit, ku shitja e 7.826 njësive, mbërriti në 24.591 njësi të shitura.
Model 3 gjithashtu ka shënuar rritje prej 58 për qind në raport me shitjen e shtatorit të vitit të kaluar.
Lista e plotë e veturave më shitura në Evropë gjatë shtatorit të këtij viti dukej kështu:
Tesla Model 3
Renault Clio
Dacia Sandero
Volkswagen Golf
Fiat 500
Vauxhall Corsa
Peugeot 2008
Hyundai Tucson
Peugeot 208 10
Renault Captur.
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Fjalori zvicerano-gjerman që duhet të dini për Krishtlindje Ka shumë të ngjarë që shumica e njerëzve në Zvicër do t’ju kuptojnë qartë nëse uroni... -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus










