Kuriozitete
Tesla shet 75 për qind të kriptovalutave të saj
Tesla ka shitur një pjesë të madhe të zotërimeve të saj të kriptomonedhave, pasi bëri bujë vitin e kaluar, duke zbuluar se kishte një investim të rëndësishëm në Bitcoin.
Kompania, e cila është prodhuesi i dytë më i madh i automjeteve elektrike në botë, shkëmbeu 75 për qind të zotërimit të saj në Bitcoin, i cili ka rënë në vlerë gjatë muajve të fundit.
Të mërkurën, Tesla shiti 936 milionë dollarë të kriptos më të madhe në botë gjatë tremujorit të dytë financiar, me vlerë rreth 2 miliardë dollarë në fund të vitit 2021, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Në shkurt u zbulua se firma investoi 1.5 miliardë dollarë në kripto, gjë që shkaktoi një kërkesë në rritje dhe rriti vlerën e Bitcoinit.
Tregjet e kriptove janë tejet të paqëndrueshme, me Bitcoin që arrin një nivel të lartë historik prej pothuajse 70,000 dollarë në nëntor 2021, ndërsa tani po tregtohet me më pak se 25,000 dollarë.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












