Autotech

Testimi që frikësoi përdoruesit e Facebookut

Versioni standard aktual i Facebookut, në të cilën shihen të gjitha llojet e postimeve nga miqtë dhe postimet nga organizatat apo faqet të cilat i keni pëlqyer, këto ditë pati probleme në disa vende

Një eksperiment i fundit në Facebook ka shkaktuar probleme te shumë përdorues, por edhe te ata që mbajnë faqe të caktuara.

Veçoria e re quhet “Explore” (Hulumto). Ajo ofron hapësirë të ndarë për të shikuar ato të cilat i interesojnë përdoruesit, për dallim nga ajo e zakonshmja ku shihet gjithçka çfarë postojnë të gjithë miqtë.

Versioni standard aktual i Facebookut, në të cilën shihen të gjitha llojet e postimeve nga miqtë dhe postimet nga organizatat apo faqet të cilat i keni pëlqyer, këto ditë pati probleme në disa vende.

Siç shkruan BBC, Sri Lanka, Bolivia, Sllovakia, Serbia, Guatemala dhe Cambodia patën problem me këtë eksperiment. Për përdoruesit atje nuk u shfaq asgjë përpos postimeve të zakonshme të miqve dhe postimet e sponsorizuara.

Ky eksperiment solli reagimet e menjëhershme të kompanive të cilat kishin shkruar se kanë pasur rënien më të madhe në rritjen organike në Facebook, përcjell Albinfo.ch.

Kompania reagoi menjëherë duke thënë se “nuk planifikon të zgjerojë më tej këtë testim”.