Lajme
Tetë shtetet që do të mbipopullohen në të ardhmen
15 nëntor 2022, bota pritet të ketë tetë miliardë banorë. Ky është një parashikim i bërë nga OKB-ja.
“Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Parashikimi i Departamentit të OKB-së për Çështje Ekonomike dhe Sociale thotë se popullsia e botës po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950. Ajo duhet të arrijë në 8.5 miliardë banorë në vitin 2030 dhe në 9.7 miliardë në vitin 2050.
Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thuhet në raport.
Këto vende janë: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.
Raporti, po ashtu, thekson se India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023./Euronews
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












