Lajme
Tetori ngrit koston e jetesë Shqipëri
Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 0.4 për qind gjatë tetorit në krahasim me shtatorin, ndërsa inflacioni vjetor ishte në shkallë 3 për qind.
Tarifat e studimit në universitete janë rritur me 3.4 për qind, sipas INSTAT-it. Nafta dhe benzina u shtrenjtuan me 0.8 për qind si pasojë e një takse të re të vendosur nga qeveria.
Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 1.0 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 6.9 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Gjatë muajit tetor çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupin “qumësht, djathë e vezë” 1.0 për qind, “sheqer dhe ëmbëlsira” me 0.2, “vajra dhe yndyra” me 0.1 për qind.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











