Kosova
Thaçi arrin në Hagë për t’u intervistuar nesër nga Specialja
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka arritur në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.
Njoftimin se të hënën (13 korrik, 2020) do të udhëtojë për në Hagë, Thaçi e bëri përmes llogarisë së tij në Facebook. Ndërsa mediat kosovare duke ju referuar burimeve te tyre, raportojnë n se ai tashmë ka rritur atje.
Sot (12 korrik, 2020) është mbajtur një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Sigurisë nën kryesimin e Kryeministrit Avdullah Hoti, ku është diskutuar mundësia e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Covid-19 në vend, dhe në këtë takim nuk ka qenë prezent Presidenti Hashim Thaçi.
Gjithnjë sipas burimeve, Thaçi nuk ka marrë pjesë në takimin e lartpërmendur për shkak se rreth orës 15:00, ai është nisur nga aeroporti i Tiranës për t’u intervistuar nesër në Hagë ku do të mbrohet nga avokati britanik Geoffrey Nice.
Kujtojmë se më datë 24 qershor, 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në propozim-aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në propozim-aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë, përcjellë albinfo.ch.
Në dhjetor të vitit 2011, senatori zviceran Dick Marty publikoi një raport në Këshillin e Evropës ku përmenden disa ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si të përfshirë në krime lufte.
Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













