Lajme
Thaçi: Brukseli është unik për perspektiven evropiane të Kosovës
Sipas Thaçit bisedimet me Serbinë janë zhvilluar konform ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i kthyer sot nga Brukseli ka thënë BE-ja, tashmë është e unike sa i përket agjendës evropiane të Kosovës.
Thaçi ka thënë se me theks të veçantë në takim me kryediplomaten e BE-së, Catherine Ashton, është biseduar për procesin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit si dhe për tri marrëveshjet e arritura mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Ai deklaroi se marrëveshjet janë të një rëndësie të veçantë pasi qe i gjithë dialogu është zhvilluar në ato suaza që si Serbia ashtu edhe Kosova të jenë më afër Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, i pari i qeverisë ka ironizuar me kritikat e opozitës për marrëveshjet e arritura.
Për dialogun Thaçi ka thënë se është çështje e shtetit te Kosovës. Sipas tij qeveria ka marre dy herë besimin për të filluar dhe vazhduar procesin e dialogut me Serbinë dhe se dialogu ka qenë agjendë evropiane dhe obligim ndërkombëtar.
Sipas Thaçit bisedimet janë po zhvilluar konform ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. Por as Thaçi e as kabineti i tij qeveritar ende nuk i ka bërë publike detajet rreth marrëveshjeve të arritura me Serbinë. Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se u takon
Qeverive të të dyja vendeve t’i njoftojë qytetarët se çfarë mund e çfarë nuk mund të bëjnë për të shfrytëzuar frytet e këtyre marrëveshjeve të arritura të shtunën në Bruksel.
Ajo që kishte premtuar bërjen publike të transkripteve të bisedave me Serbinë, zvendëskryeministrja e Edita Tahiri, ka udhëtuar për në Ottawa të Kanadasë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













