Kosova
Thaçi e fton Kurtin në takim në ditën e fundit të 2019-ës
Edhe pse u refuzua dy herë, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar sërish kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takim konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
I pari i vendit ka thënë se duke e mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së Kurtit për dy takimet paraprake, e fton atë që të takohen nesër, ditën e fundit të vitit 2019, në orën 10:00. ”Me qëllim të funksionalizmit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si President i Republikës së Kosovës do t’i ndërmarr të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë”.
“Andaj, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsultativ më 31 dhjetor 2019, në orën 10:0, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar i pari i vendit në letrën e tretë dërguar Kurtit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













