Lajme
Thaçi kërkoi nga Papa Françesku njohjen e Kosovës
Presidenti kosovar po ashtu i ka dorëzuar Atit të Shenjtë edhe ftesën që të vizitojë Kosovën dhe i shprehu dëshirën që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës sa më parë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan, nga i cilika kërkuar që selia e Shenjtë ta njoh pavarësinë e Kosovës. Thaçi tha se Kosova është vendi me kulturë dhe diversitetin e madh kulturor e fetar.
Në takimin me Atin e Shenjtë, i cili ka zgjatur më shumë se gjysmë ore, presidenti Thaçi ka thënë se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova.
Sipas një njoftimi për media, presidenti Thaçi, atin e shenjtë e ka njoftuar edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës si shtet, që ka arritur të tejkaloj faqen e hidhur të historisë së saj dhe është i kthyer nga një e ardhme në paqe, në stabilitet, në prosperitet për qytetarët e saj dhe për tërë rajonin.
Në takim me Papa Françeskun, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike. Gjithashtu, ai është shprehur i gëzuar që po bëhet shenjtërimi i Nënës Terezë, e cila është mishërim i vlerave universale.
Në fund të takimit, presidenti Thaçi e ka falënderuar Atin e Shenjtë edhe për përkrahjen që Vatikani i ka dhënë gjithnjë popullit të Kosovës. Presidenti kosovar po ashtu i ka dorëzuar Atit të Shenjtë edhe ftesën që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt si dhe i shprehu dëshirën që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës sa më parë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










