Kosova
Thaçi: Pas marrëveshjes me Serbinë do të filloj epoke e re
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të filloj një “epokë të re” nëse bën marrëveshje me Serbinë.
”Për më tepër, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë. Besoj shumë që pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë”, ka thënë Thaçi.
Ai në një status në Facebook ka shkruar për përnbylljen e dekadës së dytë të çlirimit të Kosovës.
“Derisa po përmbyllim dekadën e dytë të çlirimit, pashmangshëm duhet të reflektojmë për të arriturat, sfidat dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë pas fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti ka thënë se është krenar për të arriturat e Kosovës.
“Unë jam shumë krenar për të arriturat tona si gjeneratë. Por, do të ishte e pafalshme, që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë. Kosova ka nevojë për këtë transformim. Për institucione më efektive, qeverisje që në qendër të vëmendjes ka reformat, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë”, ka shkruar në fund Thaçi.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













