Lajme
Thaçi për gazetën Blick: Jam krenar me kosovarët e Zvicrës
Lidhur me atë nëse do t`i përgjigjej ftesës së Gjykatës Speciale, Thaçi thotë: “Kjo është brenga më e vogël. Për Kosovën, gjykata është një punë e mirë. Ne duhet të çlirohemi nga këto shpifje”
Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”, që është transmetuar edhe nga shumica e gazetave zvicerane, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka cilësuar si “të shkëlqyera” marrëdhëniet e Kosovës me Zvicrën. Ai ka thënë se ndjehet krenar me bashkatdhetarët e tij në Zvicër dhe lavdëron Zvicrën për strehimin e kosovarëve gjatë luftës, transmeton albinfo.ch. Njerëzit që kanë kërkuar mbrojtje në Zvicër gjatë luftërave në ish Jugosllavi, sot janë pjesë e shoqërisë zvicerane
Sipas Thaçit, “Zvicra është vend i mundësive” prandaj kosovarët duhet ta shfrytëzojnë në maksimum shansin që u është dhënë.
I pyetur për imazhin e kosovarëve në Zvicër, presidenti i Kosovës ka thënë se më parë “aty këtu” ka pasur për ndonjë perceptim negativ ndërsa tash ai është përmirësuar. “Integrohuni sa më shumë që të jetë e mundur”, u është drejtuar ai shqiptarëve të Zvicrës.
Ndërsa ka përmendur futbollistët si Shaqiri, Behrami dhe Xhaka, të cilët janë heronj në Zvicër. “Kosovarët i bëjnë krenarë zviceranët. Dhe kjo më bën mua krenar”.
Gazetari përmend në artikull se Thaçi e njeh Zvicrën nga periudha 1994-1998 kur ai ka jetuar këtu, ku ka ndjekur një kohë edhe studimet, përcjell albinfo.ch. Nga ajo kohë, presidenti i tashëm i Kosovës thotë se bart kujtime të mrekullueshme pe¨r vendin dhe njerëzit.
Ai i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me Tribunalin e Hagës dhe me akuzat që Dick Marti i kishte drejtuar personalisht atij për tregti me organe. Sipas Thaçit, ajo që pretendon Marti është absurditet dhe “fantashkencë” ndërsa arsyen për një qëndrim të tillë të Martit ai e shpjegon me faktin se Marti ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s. Ai përfaqëson qëndrimin se Kosova është shtet i dështuar, thotë Thaçi për Dick Martin. Thaçi po ashtu thotë se është krenar për atë që ka arritur: çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Thaçi është pyetur edhe për akuzat e gjykatës speciale që eventualisht mund ta ngarkojnë edhe personalisht atë dhe nëse ai do ta pranonte thirrjen e kësaj gjykate, transmeton albinfo.ch. “Kjo është brenga më e vogël. Për Kosovën, gjykata është një punë e mirë. Ne duhet të çlirohemi nga këto shpifje”, është përgjigjur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në fund ai ka shprehur dëshirën që të luhet një ndeshje futbolli në mes të Zvicrës dhe Kosovës. “Do të ishte një ndeshje shumë interesante”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit












